Cole kërkon edhe një shans te Liverpooli

dardanmiftari | Monday, May 28, 2012 | 0 Komente

Mesfushori i Liverpoolit, Joe Cole, dëshiron që të lë përshtypje në Anfield pas sezonit të parë zhgënjyes.

Në sezonin që lamë pas, ish-lojtari i Chelseat ka luajtur në formë huazimi te ekipi francez, Lille, pasi që paraprakisht nuk i kishte bindur drejtuesit e ‘Të Kuqve’ për ta mbajtur në ekip.

“Kam qenë i suksesshëm te West Hami, i suksesshëm te Chelsea. U transferova në një vend tjetër, në Francë dhe pata një sezon të mirë”.

“Është vetëm ai sezon te Liverpooli – do të doja të më jepet një rast tjetër që t’i rregulloj gjërat”, ka thënë Cole për Sky Sports.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...