Franca: Gourcouf jashtë Euro 2012

dardanmiftari | Tuesday, May 29, 2012 | 0 Komente

Laurent Blanc ka përfunduar kompletimin e ekipit të Francës që do të udhëtojë në Poloni dhe Ukrainë, duke e reduktuar atë në 23 dhe duke lënë jashtë Yoann Gourcuff dhe Mapou Yanga-Mbiwa.

Francezi fillimisht kishte 27 lojtarë në ekip, por më pas u eliminuan ylli i Marseille, Loic Remy, si edhe mbrojtësi i Tottenhamit, Younes Kaboul, për shkak të lëndimeve.

Nga të mbeturit, Blanc ka vendosur të largojë Gourcuff, pas një sezoni të vështirë me Olympique Lyonnais. Mbrojtësi i Montpellier, Yanga-Mbiwa, në anën tjetër, lihet jashtë sigurisht për shkak të mungesës së përvojës.

Franca të enjten takohet me Serbinë dhe më pas me Estonin, në ndeshjet përgatitore para fillimit të Euro 2012.

23 lojtarët e zgjedhur nga Blanc janë:

Portierë

Hugo Lloris (Lyon)
Steve Mandanda (Marseille)
Cedric Carrasso (Bordeaux)

Mbrojtës

Gael Clichy (Manchester City)
Mathieu Debuchy (Lille)
Patrice Evra (Manchester City)
Laurent Koscielny (Arsenal)
Philippe Mexes (Milan)
Adil Rami (Valencia)
Anthony Reveillere (Lyon)

Mesfushorë

Hatem Ben Arfa (Newcastle)
Yohan Cabaye (Newcastle)
Alou Diarra (Marseille)
Yann M'Vila (Rennes)
Marvin Martin (Sochaux)
Florent Malouda (Chelsea)
Blaise Matuidi (PSG)
Samir Nasri (Manchester City)
Franck Ribery (Bayern Munich)

Sulmues

Karim Benzema (Real Madrid)
Olivier Giroud (Montpellier)
Jeremy Menez (PSG)
Mathieu Valbuena (Marseille)

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...