Schweini: Euro 2012, një fillim i freskët

dardanmiftari | Tuesday, May 29, 2012 | 0 Komente

Ylli i Bayern Munichut, Bastian Schweinsteiger, beson se Euro 2012 është një mundësi e përkryer për të harruar disfatën nga Chelsea në finale të Ligës së Kampionëve.

Mesfushori gjerman humbi penaltinë vendimtare në finalen e garës e evropiane në Allianz Arena më herët gjatë këtij muaji, dhe synon të fokusohet në një garë tjetër të kontinentit, Euro 2012, për të mbuluar dhimbjen e asaj disfate.

“Ju vërtet përpiqeni sa më shumë ta largoni mendjen, por mendoni për ndeshjen gjithë kohën”.

“Nuk është e lehtë ta harrosh atë, por është disi më e lehtë kur ju keni një sfidë të re për t’u fokusuar. Euro 2012 do të jetë një fillim i freskët për ne”, ka thënë mesfushori për Bild.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...