Low nuk shqetësohet nga humbja

dardanmiftari | Monday, May 28, 2012 | 0 Komente



Përzgjedhësi i Gjermanisë, Joachim Low, nuk është i shqetësuar pas humbjes prej 5-3 nga Zvicra në një ndeshje miqësore.

“Jemi të zhgënjyer me rezultatin. Bëmë shumë gabime, mirëpo kemi edhe dy javë për t’u përgatitur dhe unë nuk jam i shqetësuar”.

“E dinim se do të na mungonte freskia para kësaj ndeshjeje, pas seancave intensive stërvitore në ditët e kaluara”.

“Komunikimi ynë ishte i dobët dhe kështu pranuam pesë gola. Ishte vetëm një ndeshje miqësore, megjithëse ka shumëçka për të mësuar nga kjo lojë”, ka thënë Low.

Gjermania do të konkurrojë me Danimarkën, Holandën dhe Portugalinë në Grupin B.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...