Bën vetëvrasje një hendbollist italian

dardanmiftari | Sunday, June 03, 2012 | 0 Komente

Hendbollisti italian, Alessio Bisori, është gjetur i vdekur në moshë 24 vjeçare, ndërsa supozohet se ka bërë vetëvrasje duke i dalë trenit përpara.

“Morëm një telefonatë 50 minuta pas mesnate, mirëpo nuk mundëm të bënim asgjë për të riun e vdekur”.

“Bisori ka lënë një mesazh në hotelin ku po qëndronte, në të cilën i kërkon falje familjes për vendimin e tij”, ka deklaruar një zëdhënës policie.

Dëshmitarët kanë thënë se e kanë parë hendbollistin të shtrirë mbi binarë në kohën kur treni po largohej nga stacioni.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...