Djokovic e Federer me vështirësi deri në çerekfinale

dardanmiftari | Sunday, June 03, 2012 | 0 Komente

Novak Djokovic dhe Roger Federer kanë përjetuar pengesa reale në rrugën për në çerekfinale të French Open.

Tenisti numër një në botë, Djokovic, u kthye nga disavantazhi prej 2-0 në sete, për të triumfuar përballë italianit, Andreas Seppi, me rezultat 3-2 (4-6, 6-7, 6-3, 7-5 dhe 6-3).

Edhe zvicerani Federer u kthye nga disavantazhi prej një seti për të fituar me rezultat 3-1 (5-7, 7-5, 6-2 dhe 6-4) kundër belgut David Goffin.

Federer në çerekfinale do të luajë ndaj fituesit të sfidës ndërmjet Tomas Berdych dhe Juan Martin del Potro, ndërsa Djokovic ndaj fituesit të përballjes në mes të Jo-Wilfried Tsonga dhe Stanislas Wawrinka.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...