Capello: 3-5-2, formacion defensiv

Unknown | Saturday, June 16, 2012 | 0 Komente

Strategu italian, Fabio Capello, beson se formacioni i Prandellit, 3-5-2, është një sistem më shumë defensiv nga formacionet e kaluara që i kishte përdorur.
“Formacioni 3-5-2 gjithmonë kam thënë se është sistem defensiv, pasi që normalisht se mbroheni dhe kur mbroheni janë pesë njerëz në vijën e parë”.

“Në të kaluarën Italia ka luajtur me dy lojtarë në krah dhe me dy markues apo stoperë. Tani ky anësor luan në të njëjtën vijë me të gjithë lojtarët tjerë. Kështu që gjithmonë keni një lojtar më tepër prapa për mbulesë. Por, në të njëjtën kohë keni dy lojtarë që krijojnë rrezik në krah”.

“Më duhet të them se unë e fitova titullin me Romën me këtë sistem. Unë e kam pasur Cafun në të djathtë dhe Vincent Candelan në krahun e majtë”, ka deklaruar Capello.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...