Franca ndal shiun ukrainas

Unknown | Saturday, June 16, 2012 | 0 Komente

Franca ka shënuar fitore të madhe ndaj Ukrainës në Donbass Arena në Donetsk, në një sfidë që në fillim u përshkua nga shiu dhe vetëtima, por të cilat më pas u ndalën nga francezët, që triumfuan me rezultat 2-0.
Ndeshja filloi në ora 18:00, por ishte shtyrë për një orë për shkak të shiut të madh në stadium. Kushtet u krijuan për lojë dhe ndeshje vazhdoi normalisht duke e shtyrë ndeshjen tjetër Angli – Suedi për ora 21:00.

Franca e filloi me dominim sfidën dhe pas disa mundësive të mira, nuk arriti të shënojë. Ukraina kishte vetëm një rast të mirë, ishte ajo goditja e fuqishme e Andriy Shevchenkos, e që u ndal nga portieri Hugo Lloris.

Nga ana tjetër Piatov bëri pritje të mrekullueshme, një herë duke ndalur goditjen e Menez dhe një herë goditjen e fuqishme me kokë të Mexes.

Në pjesën e dytë francezët ishin më konkret. Në minutën e 53-të Menez me një goditje të bukur realizoi për 1-0, kurse tri minuta më vonë Yohan Cabaye realizoi për 2-0 pas një goditje të ulët.

Ukrainasit bënë ndryshimet, por rezultuan pa sukses dhe ndeshja përfundoi me rezultat 2-0 për Francën.

Me këtë fitore Franca është lidere në Grupin D, duke u përcjellur nga Ukraina që ka tri pikë, kurse Suedia pa pikë dhe Anglia me një pikë takohen me fillim nga ora 21:00.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...