Deschamps të largohet nga Marseille

dardanmiftari | Tuesday, June 26, 2012 | 0 Komente

Didier Deschamps ka vendosur të heqë dorë nga roli i tij si trajner i Olympique de Marseille, raportojnë gazetat franceze L'Equipe dhe La Provence.

Marseille do të fillojë stërvitjet për sezonin 2012-13 më 2 korrik, por duket se lojtarët do të mblidhen jenë pa ish-trajnerin e Monacos dhe Juventusit, i cili ka vendosur të heqë dorë.

Deschamps mendon se klubi ka filluar të tregojë mungesë të ambicieve pas sezonit zhgënjyes 2011/12, kur ata u pozicionuan të 10-tët në tabelën e Ligue 1.

Ai po ashtu pati raporte problematike me drejtorin sportiv, Jose Anigo, dhe i ka thënë kryetarit të bordit Vincent Labrune se nuk ka synime ta mbyllë kontratën e tij, e cila skadon në qershor të vitit 2014.

Marseille ende nuk e ka pranuar dorëheqjen e Deschamps, por kjo duket vetëm çështje kohe. 43-vjeçari besohet të jetë një prej kandidatëve për të zëvendësuar Laurent Blanc në karrigen e përzgjedhësit të Francës pas dështimit të këtij të fundit në Euro 2012.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...