Zyrtare: Giroud lojtar i Arsenalit

dardanmiftari | Tuesday, June 26, 2012 | 0 Komente

Arsenali ka zbuluar se ka kompletuar transferimin e Olivier Giroud nga Montpellier për një shumë të pazbuluar.

Topçinjtë, të cilët janë lidhur me sulmuesin francez për tashmë disa javë, përfundimisht kanë arritur marrëveshjen për transferimin dhe sot kanë kompletuar edhe testet mjekësore dhe kanë arritur marrëveshje personale me lojtarin.

“Jemi të ngazëllyer që kemi siguruar nënshkrimin e Olivier Giroud. Ai ka një prani të mirë fizike dhe është i jashtëzakonshëm në ajër, me një etikë të shkëlqyeshme të punës. Ne jemi të ngazëllyer që Olivier na bashkohet neve dhe ai do të jetë një dimension shtesë në opsionet tona sulmuese për sezonin e ardhshëm”.

“Ai e ka dëshmuar se është në gjendje të luajë në nivel të lartë me klubin dhe vendin, dhe ne pamë se sa ndikim ai kishte në ekipin e Montpellier që fitoi titullin sezonin e kaluar. Ne të gjithë mezi presim Olivier të na bashkohet dhe të shohim atë të luajë në fanellën e Arsenalit”, ka thënë Wenge për faqen zyrtare të Arsenalit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...