Prandelli: Pirlo duhet ta fitojë Topin e Artë

dardanmiftari | Tuesday, June 26, 2012 | 0 Komente

Cesare Prandelli ka lëshuar lëvdata në drejtim të Andrea Pirlos pas paraqitjes së tij për Italinë në çerekfinale të Euro 2012.

Prandelli mendon se pavarësisht sezoneve me rekorde të thyera nga Lionel Messi dhe Cristiano Ronalo, është Pirlo ai që meriton të emërohet Lojtari më i Mirë i Vitit.

“Po, për mua Andrea duhet ta fitojë Topin e Artë. Ai e meriton. Ai është më i miri prej të gjithëve”, ka thënë Prandelli për La Gazzetta dello Sport.

“U mahnita kur dëgjova deklaratat e tij pas ndeshjes: kur ai tha se goditi ashtu me qëllim që t’i bëjë gjërat më të vështira për Anglinë në aspektin psikologjik”.

“Kurrë nuk kam menduar për këtë, dhe kjo konfirmon se kampionët e vërtetë ecin me qindra milje për të mirën e ekipit”, ka shtuar trajneri italian.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...