‘Gjermania favorite për ta fituar Evropianin’

dardanmiftari | Sunday, June 03, 2012 | 0 Komente

Legjenda gjermane, Gunter Netzer, beson se kombëtarja e tij vazhdon të jetë favorite për ta fituar Kampionatin e sivjetmë Evropian.

“Miqësoret ndaj Zvicrës (humbje 5-3) dhe Izraelit (fitore 2-0) nuk ndikojnë në ndërrimin e statusit të Gjermanisë si një nga favoritët për ta fituar Euro 2012”, ka qartësuar Netzer për Bild am Sonntag.

Më tej, ai ka theksuar se humbja nga Zvicra lë hapësira për përmirësim, megjithatë ka pohuar se nuk ka arsye për shqetësim, pasi “miqësoret janë për të provuar gjëra të reja”.

Përfaqësuesja e Gjermanisë bën pjesë në Grupin B së bashku me Holandën, Portugalinë dhe Danimarkën.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...