Italia do të flasë në fushë

dardanmiftari | Saturday, June 09, 2012 | 0 Komente

Zëvendëspresidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Demetrio Albertini, është i bindur se Italia nuk do të ndikohet nga skandali Scommessopoli dhe do të përjetojë një sukses në Euro 2012.

“Situata nuk ka qenë ajo që duhej pas gjithë asaj që ka ndodhur, mirëpo skuadra jonë do të shfaqet e përgatitur mirë fizikisht dhe mentalisht për këtë sfidë”.

“Me ditë të tëra po flasim vetëm për futboll. Disponimi i lojtarëve dhe ambienti rreth tyre është ndikuar nga një ngjarje shumë e veçantë. Është shumë e kuptueshme, kur kihet parasysh se i shohin nëpër gazeta emrat e kolegëve dhe miqve”.

“Ata duan gjithçka. Ata duan të flasin në fushë”, ka thënë Albertini për Marca.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...