VdV: Robben do të jetë në formën më të mirë

dardanmiftari | Saturday, June 09, 2012 | 0 Komente

Mesfushori holandez, Rafael van der Vaart, është i bindur se bashkëkombësi i tij, Arjen Robben, do të jetë në formën e tij më të mirë gjatë Kampionatit Evropian.

Anësori i Bayern Munichut humbi finalen e Kupës së Gjermanisë, Bundesligan dhe finalen e Ligës së Kampionëve, ndërsa është konsideruar si njëri nga fajtorët kryesorë për dështimin e bavarezëve.

“Robben ishte shumë i lënduar kur erdhi në kampin e Holandës, mirëpo ne të gjithë po e argëtojmë dhe ai do të jetë sërish lojtari që ka qenë gjithmonë”.

“Kam folur me të, ndërsa ai ende nuk po e kupton se si iku finalja Bayernit. Ata luajtën më mirë, mirëpo kur shkon deri në penalti, gjithçka mund të ndodhë. Është një rrezik i madh. Gjermanët u desh ta siguronin fitoren më herët”.

“Jam shumë i sigurt se goditja që mori Robben në finale nuk do të ndikojë në lojën e tij me Holandën në Evropian”, ka thënë VdV për Goal.com.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...