Low: Spanja mposhtet duke e dominuar

dardanmiftari | Tuesday, June 05, 2012 | 0 Komente

Trajneri i Gjermanisë, Joachim Low, ka thënë se ai nuk ka ndonjë plan të veçantë për të mposhtur Spanjën në Euro 2012, pasi mendon se kampionët në fuqi të Evropës mund të mposhtëm vetëm duke luajtur futboll të bazuar në posedim.

Gjermanët humbën në finale të Euro 2008 nga Spanja me rezultat, ndërsa fat të ngjashëm pësuan edhe në gjysmëfinale të Kupës Botërore 2010 kur u mposhtën nga e njëjta skuadër.

“Ne nuk kemi ndonjë plan anti-Spanjë. Nëse ju dëshironi t’i shkaktoni probleme Spanjës, ju duhet ta bëni këtë duke luajtur futboll. Ju duhet të bëni presion në ta, dhe të shijoni shumicën e posedimit”.

“Nëse ju nuk mund ta bëni këtë dhe Spanja nuk ka ditë të keqe, për t’i mposhtur ata do të jetë e komplikuar”, ka thënë Low.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...