Maldini: Ronaldo e fiton Topin e Artë

dardanmiftari | Wednesday, June 27, 2012 | 0 Komente

Legjenda e Milanit, Paolo Maldini, mendon se Cristiano Ronaldo do ta fitojë ‘FIFA Topin e Artë’ këtë vit nëse e dërgon Portugalinë në finale të Euro 2012.

Mesfushori italian, Andrea Pirlo, ka filluar të përfolet si njëri nga pretendentët për ta fituar çmimin prestigjioz për shkak të performancave mbresëlënëse me Juventusin drejt triumfit në Serie A, si edhe pas paraqitjeve të jashtëzakonshme në Kampionatin Evropian me Italinë.

Megjithatë, Maldini mendon se bashkëkombësi i tij do të mbetet prapa Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit.

“Andrea është lojtar unik. Për shumë arsye, ai është i pakrahasueshëm... Por nuk mendoj se e ka të mundur (ta fitojë) Topin e Artë”.

“Sezonet e Messit dhe Ronaldos ishin më të mira, ndërsa Ronaldo do ta fitojë padyshim nëse shkon në finale me Portugalinë”, ka deklaruar Maldini për Sky Sport24.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...