AVB refuzon Sao Paulon

dardanmiftari | Wednesday, June 27, 2012 | 0 Komente

Drejtori i Sao Paulos, Adalberto Baptista, ka njoftuar se strategu portugez, Andre Villas-Boas, e ka refuzuar një ofertë për të marrë postin e trajnerit te klubi brazilian.

“Ai tha sot se nuk do ta pranojë ofertën tonë. Ai kërkoi kohë që t’i planifikojë gjërat, ndërsa unë nuk kam kohë për të pritur”.

“Është vështirë të angazhosh një trajner të huaj. Derisa i mëson si shkojnë gjërat, anija vetëm sa fundoset”.

“Në Brazil duhet ta fitosh ndeshjen e radhës. Tash po shkojmë në luftë, unë po kërkoj një trajner të ri”, ka pohuar Baptista për Globoesporte.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...