Capello: Rooney kupton vetëm gjuhën skoceze

dardanmiftari | Wednesday, June 27, 2012 | 0 Komente

Fabio Capello e ka sulmuar sërish Wayne Rooneyn pas performancës së dobët ndaj Italisë në Euro 2012.

Sulmuesi i Manchester Unitedit e ka ngacmuar strategun italian në një deklaratë kur kishte thënë se lojtarët e Anglisë e kishin më të lehtë të përshtaten me metodat e Roy Hodgson, sepse nuk kishte probleme me komunikimin.

Ndërsa pas paraqitjes së dobët të 26-vjeçarit ndaj Azzurrëve, Capello ka thënë se Rooney i kupton vetëm instruksionet dhe gjuhën e Sir Alex Ferguson.

“Pasi e shikova ndeshjen e fundit, mendoj se Rooney kupton vetëm gjuhën skoceze”, ka thënë Capello për Corriere dello Sport.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...