Nani luan ndaj Gjermanisë

dardanmiftari | Sunday, June 03, 2012 | 0 Komente

Trajneri i Portugalisë, Paulo Bento, ka marrë lajme pozitive para ndeshjes së parë në kuadër të Euro 2012, kundër Gjermanisë (9 qershor).

Anësori i Manchester Unitedit, Nani, pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen e vlefshme për Grupin B.

25-vjeçari u lëndua në ndeshjen miqësore ndaj Turqisë dhe kishte dyshime se ai mund të mungojë disa javë.

Megjithatë, mjeku i përfaqësueses, Henrique Jones, mendon se ai do të jetë i gatshëm për sfidën e parë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...