Nominimet për “Shputa e Artë 2012”

dardanmiftari | Monday, June 04, 2012 | 0 Komente

Janë publikuar emrat e futbollistëve të cilët konkurrojnë për çmimin “Shputa e Artë”, i cili i ndahet futbollistit më të mirë të sezonit që lamë pas, me kusht që të ketë më shumë se 29 vjet.

Fituesit e deritanishëm të këtij trofeu janë Roberto Baggio (2003), Pavel Nedved (2004), Andriy Shevchenko (2005), Ronaldo (2006), Alessandro Del Piero (2007), Roberto Carlos (2008), Ronaldinho (2009), Francesco Totti (2010) dhe Ryan Giggs (2011). Anjë futbollist nuk e ka fituar dy herë këtë cmim.

“Shputa e Artë” është një çmim karriere i kufizuar për lojtarët mbi 29 vjet. Çmimi prestigjioz jepet çdo vit nga Principata e Monakos. Emrat zgjidhen nga juria e përbërë nga 58 gazetarë që prezantojnë mediat sportive në gjithë botën. Megjithatë, fituesi zgjidhet nga vota e tifozëve.

Të nominuarit për çmimin “Shputa e Artë 2012” janë:

Gianluigi Buffon (Juventus),
Iker Casillas (Real Madrid),
Didier Drogba (Chelsea),
Zlatan Ibrahimovic (Milan),
Kaka (Real Madrid),
Andrea Pirlo (Juventus),
Carles Puyol (Barcelona),
Clarence Seedorf (Milan)
Xavi (Barcelona)

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...