Silva: Jemi të gatshëm për Portugalinë

dardanmiftari | Wednesday, June 27, 2012 | 0 Komente

Mesfushori i Spanjës, David Silva, thotë se ata janë të gatshëm për ndeshjen e sotme gjysmëfinale të Euro 2012 të cilën zhvillojnë kundër Portugalisë.

“Portugalia është një skuadër e mirë dhe ka luajtur futboll të shkëlqyeshëm. Ata kanë treguar se nuk varen vetëm nga Ronaldo, pavarësisht se sa i mirë ai është për Portugalinë dhe Real Madridin. Ne nuk jemi të obsesionuar vetëm të luajmë kundër Ronaldos”.

“Ne jemi të gatshëm për ndeshjen ndaj Portugalisë. Ne e dimë se do të jetë e vështirë, por mbetemi optimist. Frika do të jetë me Portugalinë pasi ata luajnë me kampionët”, ka thënë Silva.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...