Gjermania do ta fitojë Euro 2012 – thotë Morten Olsen

dardanmiftari | Wednesday, June 27, 2012 | 0 Komente

Trajneri i Danimarkës, Morten Olsen, është i mendimit se Gjermania do të triumfojë në Euro 2012.

Që nga fillimi i turneut, ‘Die Mannschaft’ janë konsideruar si favoritët kryesorë për t’u shpallur kampionë, ndërsa këtë mund ta bëjnë nëse i fitojnë edhe dy ndeshje (gjysmëfinalen ndaj Italisë dhe pastaj finalen ndaj Spanjës apo Portugalisë).

“Do të thosha se Gjermania do ta fitojë Evropianin”.

“Spanjollët kanë qenë bindës sa i përket posedimit të topit, por gjermanët i krijojnë më lehtë rastet”.

“Të dyja skuadrat kanë kualitete të jashtëzakonshme ofensive, por loja e Gjermanisë është më dinamike”, ka thënë Olsen për gazetën daneze BT.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...