Iniesta: Portugalia do të bëjë lojë defensive

dardanmiftari | Wednesday, June 27, 2012 | 0 Komente

Mesfushori i Spanjës, Andres Iniesta, thotë se e di se si do të luajë Portugalia në takimin e të mërkurës mbrëma.

Fqinjët iberikë takohen në gjysmëfinale të Euro 2012, ndërsa mesfushori i Barcelonës thotë se portugezët do të aplikojnë lojë defensive, sikurse në 1/8 e finales së Kampionatit Botëror 2010, kur Spanja i mposhti me rezultat 1-0.

“Stili i Portugalisë ose ideja është afërsisht e ngjashme sikurse në Kampionatin Botëror. Do të shohim si do të vendosen, por mendoj se ata do të na presin neve, do të mundohen t’i mbyllin hapësirat që ne të kemi më pak rrjedhshmëri të lojës sonë”.

“Ata kanë mesfushorë defensivë mjaft të fortë dhe të angazhuar – ata kanë lojtarë të nivelit të lartë. Nëse ne nuk luajmë mirë, Portugalia do ta kontrollojë ndeshjen dhe kjo është ajo që nuk e duam”.

“Ata janë një nga skuadrat më të mira, kanë lojtarët që mund t’i vendosin ndeshjet dhe kjo është ndeshje mjaft kërkuese. Duhet të jemi të përqendruar për 90 minuta dhe të mos pranojmë asgjë nëse duam ta fitojmë takimin”, ka thënë Iniesta.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...