Xavi: Nuk është fundi i botës edhe nëse nuk fitojmë

dardanmiftari | Sunday, June 03, 2012 | 0 Komente

Mjeshtri i mesfushës, Xavi Hernandez, ka pranuar se Spanja e ka të vështirë që ta mbrojë titullin e kampionit të Evropës për shkak të konkurrencës së madhe të përfaqësueseve, si Gjermania dhe Holanda.

“Do të përpiqemi ta fitojmë, por nëse nuk arrijmë do të jemi të qetë. Nuk do të ishte katastrofë për ne nëse nuk fitojmë”.

“Janë shtatë ose tetë skuadra që mund ta fitojnë titullin... Nuk mbaj mend një turne kaq të hapur”.

“Ka rivalë që duan ta fitojnë dhe janë mirë të përgatitur, si Holanda që posedon gjithçka dhe është një skuadër mjaft e mirë. Pastaj është Franca, Gjermania, Portugalia, Spanja, Italia dhe Anglia”, citon El Pais fjalët e lojtarit të Barcës.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...