Galliani: Do të transferojmë një kampion

dardanmiftari | Wednesday, July 18, 2012 | 0 Komente

Pas largimeve të mëdha të Zlatan Ibrahimovic dhe Thiago Silvas, tifozët e Milanit duken shumë të zemëruar me drejtuesit e tyre, por Adriano Galliani i ka siguruar ata se Rossonerët do të transferojnë një kampion.

“Unë kurrë nuk i kam marrë gjërat në mënyrë aq hektike, por është e drejtë të themi se për të bërë transferime të mira, ka kohë deri më 31 gusht”.

“Por, të jeni të sigurtë se do të vijë shumë shpejt një kampion te Milani”, ka thënë Galliani.

Nga Milani këtë verë janë larguar Zlatan Ibrahimovic, Thiago Silva, Clarence Seedorf, Alessandro Nesta, Pippo Inzaghi dhe Rino Gattuso.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...