Modric në kontakt me Mourinhon

dardanmiftari | Thursday, July 19, 2012 | 0 Komente

Presidenti i Dinamo Zagrebit, Zdravko Mamic, pohon se interesimi i Real Madridit për mesfushorin e Tottenhamit është konkret.

Mamic ka zbuluar se 26 vjeçari, i cili kaloi pesë sezone te klubi më i madh kroat, është në vazhdimësi në konakt me trajnerin e Realit, Jose Mourinho.

“Luka Modric është mik i afërt i imi. Unë mund të them pa problem se Mourinho e kaloi muajin e kaluar duke biseduar me të për një kalim në Bernabeu. Unë dëgjova se transferimi do të realizohet dhe jam i lumtur që një njeri si Modric mund të vendosë emrin e Kroacisë dhe të Dinamos në klubin më të famshëm në botë, Real Madrid”, ka theksuar Mamic.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...