City: Dzeko nuk shkon te Milani

dardanmiftari | Thursday, July 19, 2012 | 0 Komente

Manchester City ka hedhur poshtë spekulimet se Edin Dzeko do t’i bashkohet Milanit, pas pohimeve të agjentit të lojtarit gjatë ditës.

Sead Susic, agjenti i Dzekos ishte 70 përqind i sigurtë se klienti i tij do të kalojë te Milani, por City shpejt i ka mohuar këto deklarata.

“Klubi nuk është në dijeni se ekziston një njeri i quajtur Zotëri Susic, e as që i ka dhënë mandatin një pale të tretë për të diskutuar transferin e Edin Dzekos, i cili mbetet lojtar i Cityt”, shkruan në një komunikatë të klubit anglez.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...