Messi: Humbja nga Chelsea nuk po më lë të qetë

dardanmiftari | Thursday, July 19, 2012 | 0 Komente

Superylli i Barcelonës, Lionel Messi, dëshiron të ngritet si lojtar, por ka pranuar se ndërgjegjen e tij ende po e ndjek humbja e penaltisë ndaj Chelseat në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.

“Shpresoj të përmirësohem çdo vit. Unë shpresoj se nuk do të jem i lënduar gjatë sezonit në mënyrë që të luaj në çdo takim”.

“Unë tentoj të tejkaloj veten jo në numrin e golave të realizuar, por në aspektin e ngritjes si lojtar dhe në atë se sa i jap ekipit. Unë shpresoj se do të rritem ende në këtë aspekt. Golat e mi janë tituj për të gjithë”.

“Shpresoj se do të fitojmë gjithçka përsëri, ky është synimi jonë. Ne e dimë se do të jetë vështirë, por unë ende nuk po mund të fle i qetë nga humbja e penaltisë ndaj Chelseat dhe nga humbja prej Realit në Camp Nou”, ka deklaruar Messi.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...