Marotta: Juve, skuadra që duhet mposhtur

dardanmiftari | Wednesday, July 18, 2012 | 0 Komente

Drejtori gjeneral i Juvnetusit, Giuseppe Marotta, thotë se sezoni i ri do të jetë më i vështirë pasi të gjitha skuadrat tjera do të tentojnë ta mposhtin skuadrën e Antonio Contes, pas sezonit të kaluar impresiv.

Zonja e Vjetër fitoi titullin e Serie A pa humbur asnjë ndeshje dhe është përforcuar me lojtarë si Sebastian Giovinco, Kwadwo Asamoah, Mauricio Isla dhe Lucio gjatë kësaj vere, derisa synon të pushtojë edhe Evropën.

“Ne duhet të lëmë mënjanë të kaluarën. Tash fillojmë nga e para. Ne jemi ekipi që duhet mposhtur, çdokush do të japë gjithçka kundër nesh dhe ne do të duhet të kemi më shumë dëshirë se të tjerët”.

“Sezoni i ri po shijon një start të ri gjatë para-sezonit në Chatillon-Saint-Vincent, një vend që na kthen në kohë. Juventusi ka ndërtuar shumë suksese këtu dhe ne do të kërkojmë t’i përsërisim ato”, ka thënë Marotta.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...