Messi: Xavi dhe Iniesta e meritojnë Topin e Artë

dardanmiftari | Wednesday, July 18, 2012 | 0 Komente

Lionel Messi shpreson që ndonjë lojtar i Barcelonës do ta fitojë Topin e Artë dhe beson se edhe Andres Iniesta edhe Xavi e meritojmë çmimin individual.

Argjentinasi, i cili fitoi çmimet e tre edicioneve të kaluara, shënoi 73 gola në të gjitha garat në sezonin 2011/12, por mendon se bashkëlojtarët e tij e meritojmë më shumë të fitojnë për shkak të triumfit në Euro 2012.

“Ende ka shumë para se të kuptojmë fituesin e Topit të Artë. Ne as nuk i dimë të nominuarit. Ata të cilët janë në udhëheqje të saj do të vendosin kush e fiton”.

“Do të doja që Topi i Artë të mbetet në dhomën e veshjeve të Barcelonës. Shpresoj, Iniesta ose Xavi të mund ta fitojnë çmimin. Ata do ta meritonin për gjithçka që kanë bërë në vitet e fundit dhe në Euro 2012”.

“Sa më shumë lojtarë të Barcelonës të nominohen për Topin e Artë, aq më mirë për klubin është”, ka thënë Messi.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...