Mourinho dëshiron më shumë gola nga Ozil
Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, planifikon biseda me Mesut Ozil kur ai të rikthehet në skuadër para-sezon.
Mourinho e ka studiuar formën e Ozil me Gjermaninë në Euro dhe është i bindur se mesfushori duhet të shënojë më shumë gola për Realin.
Marca shkruan se Mourinho do të punojë me Ozil gjatë para-sezonit me qëllim që t’ia ofrojë atij pozitat golashënuese më shpesh gjatë ndeshjeve.
Mesfushori shënoi gjashtë herë sezonin e kaluar dhe Mourinho dëshiron që ai ta dyfishojë këtë rekord për sezonin e ri.
Category: Futboll
0 Komente