Alessio: Po të ishte penaltia për Juven...?

Edw | Monday, November 26, 2012 |

Trajneri i përkohshëm i Juventusit, Angelo Alessio, është i zhgënjyer me paraqitjen e Bianconerëve ndaj Milanit.

Ndeshja u vendos nga një penalti e dyshimtë e Robinhos, pasi përsëritjet treguan se topi kishte prekur Mauricio Isla në brinjë dhe jo në krah, por Alessio ka preferuar të mos flasë shumë për këtë incident.

“Nuk guxoj të mendoj se çfarë do të ndodhte nëse ne do të kishim fituar penalti në këtë mënyrë, por incidentet mund të ndodhin”.
“Kur ne nuk luajmë si ekip, atëherë ne vuajmë dhe humbim në këtë mënyrë. Kishte lodhje pas ndeshjes ndaj Chelseat, edhe nëse në disa ndeshje energjia dhe motivimi vijnë vetvetiu”, ka thënë Alessio.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!