Huntelaar dëshiron Arsenalin

Edw | Monday, November 26, 2012 |

Sulmuesi i Schalke, Klaas-Jan Huntelaar, është i paepur të transferohet te Arsenali në afatin kalimtar të janarit.
Huntelaar dëshiron t’i bashkohet Arsenalit në janar për një çmim të përgjysmuar, 6 milionë euro – edhe atë vetëm tash pasi Robin van Persie është larguar nga skuadra, shkruan Daily Mail.

Sulmuesi holandez ëndërron të luajë në Emirates, por kishte pasur frikë se kjo kurrë nuk do të ndodhte përderisa Van Persie ishte atje.

Huntelaar dhe Van Persie janë rivalë të mëdhenj në ekipin kombëtar të Holandës dhe kanë pasur raporte të acaruara prapa skenave.

Kontrata e Huntelaar me Schalke përfundon në fund të këtij sezoni.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!