Bendtner ishte opsioni më i lirë për Juven

Edw | Tuesday, November 27, 2012 |

Drejtori gjeneral i Juventusit, Giuseppe Marotta, ka shpjeguar se arsyeja e huazimit të Nicklas Bendtner ishte për shkak të çmimit.

Danezi u transferua te bardhezinjtë në ditën e fundit të afatit kalimtar veror në formë huazimi nga Arsenali, megjithatë ai nuk ka arritur ta dëshmojë veten.

“Secilës marrëveshje i nevojitet arsye ekonomike para se të ndodhë”.
“Nuk ishim në gjendje të bënim një transferim të shtrenjtë verën e kaluar, por dëshironim një sulmues në rast se do të kishim shumë lëndime ose suspendime, prandaj vendosëm ta huazonim Bendtnerin”, ka thënë Marotta për Rai Sport.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!