Gullit: Guardiola mund të dështojë

Edw | Tuesday, November 27, 2012 |

Ish-ylli u Chelseat, Ruud Gullit, beson se Pep Guardiola mund të dështojë të përsërisë suksesin që pati te Barcelona nëse merr përsipër një klub tjetër.

Pronari i Bluve, Roman Abramovich, raportohet se kërkon shërbimet e Guardiolës kur spanjolli t’i japë fund tërheqjes njëvjeçare nga futbolli në fund të sezonit.

Por Gullit, i cili tash punon si analist futbolli për disa media, thotë se Guardiola mund të mos jetë në gjendje të arrijë të njëjtin sukses që arriti në Camp Nou, pasi formula e tij e provuar dhe e testuar nuk i përshtatet stilit të lojës së Ligës Premier.

“Mendoj se ajo çfarë Pep bëri te Barcelona është e vështirë të përsëritet. Po ashtu, ai kishte lojtarët atje. Ju nuk mund të bëni të njëjtat gjëra sërish, veçanërisht jo në një kulturë tjetër”.
“Mbaj mend me kulturat tjera, ata përpiqen pasi mendojnë se kanë një formulë, dhe kjo formulë nuk mund të aplikohet gjithkund”, ka thënë Gullit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!