Cassano luftë fjalësh me Conten
Sulmuesi në formë i Interit, Antonio Cassano, ka shkëmbyer deklarata ofenduese nëpër mediat italiane me trajnerin e Juventusit, Antonio Conte.
Conte kishte thënë për Cassanon se ai është “vetëm fjalë” gjatë një bisede të drejtpërdrejtë me fansat dhe si duket kjo e ka acaruar këtë të fundit.
“Conte tha se unë jam ‘vetëm fjalë’? Unë nuk jam ai i cili që është i suspenduar për trukimin e ndeshjeve”.
“Unë kam bërë budallallëqe në karrierën time për të cilat jam penduar. Por nëse Conte fillon të më mbajë mua leksione për moralin, ky është fundi i botës” u shpreh me ironi Cassano për Sport Mediaset./Telegrafi/
Category: Futboll