Cech i pikëlluar për Di Matteon

Edw | Sunday, November 25, 2012 |

Portieri i Chelseat, Petr Cech, ka zbuluar se është i pikëlluar që Roberto Di Matteo është shkarkuar nga pozita e menaxherit të Chelseat, por beson se vendimet e tilla janë pjesë e futbollit.

“Ishte pikëlluese të shoh Di Matteon të largohej aq herët në mënyrë të atillë, por ky fatkeqësisht është futbolli”. 
“Ai gjithmonë do të jetë pjesë e madhe e historisë së këtij klubi me gjithë atë që ka arritur si lojtar dhe menaxher”, është shprehur Cech.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!