Barazon Arsenali

Edw | Saturday, November 24, 2012 |

Ka përfunduar pa gola sfida ndërmjet Aston Villas dhe Arsenalit që u zhvillua të shtunën në Villa Park.

Të dy skuadrat nuk ishin edhe aq të mprehta në fraksionin e parë të lojës, i cili u mbyll pa gola.
Në gjysmën e dytë, skuadrat u përpoqën, sa njëra e sa tjetra që ta kthenin lojën në favor të tyre, mirëpo pa sukses.
Pas fishkëllimës së fundit të gjyqtarit, rezultati ishte po ai i fillimit.

Arsenali mbetet në pozitën e gjashtë në tabelë, të cilën mund ta humbë nëse West Hami mposht Tottenhamin.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!