City rihap negociatat për De Rossin

Edw | Tuesday, November 27, 2012 |

Manchester City raportohet se është rikthyer në tavolinën e negociatave për mesfushorin e Romës, Daniele de Rossi.

Daily Star shkruan se City është afër për të arritur marrëveshje në vlerën e 25 milionë funteve me Romën për të transferuar De Rossin.

Mesfushori italian ishte mysafir në barazimin 0-0 të Cityt ndaj Chelsea të dielën në Stamford Bridge.
City ishte përpjekur ta transferojë De Rossin edhe gjatë verës, por oferta e skuadrës angleze ishte refuzuar nga Roma.
Ndërkohë, Chelsea po ashtu ka shfaqur interesim për De Rossin para shkarkimit të Roberto Di Matteos si menaxher javën e kaluar.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!