Mourinho në negociata sekrete me PSG-në

Edw | Tuesday, November 27, 2012 |

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, raportohet se ka zhvilluar biseda sekrete për një kalim te Paris Saint Germain.

Mediat spanjolle shkruajnë se Mourinho është i përfshirë në negociata sekrete me gjigantin francez për një kalim në Paris në fund të sezonit.

Mourinho do të pasonte Carlo Ancelottin te PSG, ku ai është bërë mik i afërt me pronarin e klubit, Nasser Al-Khelaifi.
Javën e kaluar u raportua se Mourinho dëshiron të rikthehet në Londër për të qenë më afër vajzës së tij, e cila do të fillojë studimet në kryeqytetin londinez.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!