Cleverley, kontratë të re me United

Edw | Tuesday, November 27, 2012 |

Tom Cleverley është pajtuar me bordin e Manchester Unitedit për të nënshkruar një kontratë të re pesëvjeçare.
Produkti i akademisë së Djajve të Kuë, i cili në Angli quhet ‘Paul Scholesi i ri’, ka siguruar një kontratë të re dhe shumë më profitabile që do ta mbajë atë edhe për pesë vite në Old Trafford.

Flitet se kontrata e re do ta dyfishojë rrogën e tij në 60.000 funte në javë plus bonuset. Sipas
Tom Cleverley është pajtuar me bordin e Manchester Unitedit për të nënshkruar një kontratë të re pesëvjeçare.
, kontrata pritet të nënshkruhet para Vitit të Ri, por për momentin djaloshi është pajtuar me kushtet e kontratës.

Duket se Alex Ferguson po ndjek një politikë të mençur me të rinjtë e skuadrës duke u ofruar kontrata afatgjate për t’i mbajtur në ekip. Në 13 muajt e fundit ai ka arritur të sigurojë nënshkrimet e Jones, Smalling, Cleverly e Hernandez.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!