David Villa arrin shifrën e 300 golave

Edw | Thursday, November 29, 2012 |

Sulmuesi i Barcelonës, David Villa, ka thënë se është shumë krenar që ka arritur t’i shënojë 300 gola në karrierën e tij si profesionist dhe se ai do t’i kujtoj gjithmonë disa nga golat e tij.

David Villa e arriti kuotën e 301 golave në ndeshjen kundër Alavesit në Copa Del Rey, ku ai shënoi dy gola.
“300 golat që i kam shënuar, tani më bëjnë të kuptoj se kam luajtur mirë gjatë këtyre viteve. Më bën të jem krenar që kam shënuar kaq shumë dhe që i kam arritur qëllimet e mia”.

“Golat që do t’i kujtoj gjithmonë janë, ai që shënova për Valencian kundër Deportivos nga gjysma e fushës dhe goli me Barcelonën në finalen e Ligës së Kampionëve”, deklaroi Villa për AS.
30 vjeçari ka shënuar 40-të gola për Sportingun, 40-të për Zaragozën, 129 për Valencian, 39 për Barcelonën dhe 53 për Spanjën.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!