Scolari, trajneri i ri i Brazilit

Edw | Thursday, November 29, 2012 |

Konfederata e Futbollit të Brazilit ka shpallur zyrtarisht Luiz Felipe Scolarin si trajnerin e ri të përfaqësueses së Brazilit.

“Po ndihem i lumtur sikur një fëmijë i vogël tani. Ne e kemi obligim për ta fituar Kupën e Botës. Ne për momentin nuk jemi favoritë, por brenda një viti do të kthehemi në një skuadër fituese”.

“Nëse një vend që i ka fituar pesë Kupa të Botës e organizon kampionatin botëror, ju nuk mund të mendoni asgjë tjetër përveç se të shkoni në finale ose në gjysmë-finale”, ka deklaruar Scolari.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!