Casillas: Suksesi i Realit erdhi nga Mourinho

Edw | Thursday, November 29, 2012 |

Portieri i Real Madridit, Iker Casillas, ka gjetur kohë për ta lëvduar trajnerin e tij, Jose Mourinhon, duke thënë se ai ishte më meritori për sukseset e fundit të Realit.

“Ne kemi besim të plotë në Mourinhon. Ai erdhi në një ekip që ishte shumë i ri para tre vitesh dhe shumica e sukseseve të fundit të klubit erdhën nga ai”.

“Ai ka pasur disa sezone shumë të mira. Të jesh trajneri më i mirë në botë është punë shumë kërkuese dhe ndoshta ky është problemi që ka ai. Kritikat ndaj tij janë të padrejta. Ai është një trajner që na ka dhuruar neve shumë”.

“Ai e morri një ekip shumë të ri kundër një ekipi si Barcelona që po fitonte shumicën e titujve dhe ia doli që ta sjellë skuadrën në nivelin e njëjtë. Tani, sa herë kemi një ndeshje kundër tyre, nuk ekziston më një favorit siç ekzistonte më parë vetëm Barcelona”, është shprehur kapiteni./

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!