Platini: Messi e meriton Topin e Artë

Edw | Thursday, November 29, 2012 |

Presidenti i UEFA-së, Michel Platini, ka thënë se nëse Lionel Messi e fiton Topin e Artë për të katërtën herë, kjo është për arsye se ai vërtetë e meriton atë.

Michel Platini dhe Lionel Messi janë të vetmit që e kanë fituar Topin e Artë për tri herë me radhë, ndërsa tani ky i fundit e ka mundësinë që ta fitojë këtë çmim për të katërtën herë me radhë.

“Rekordet janë për tu thyer. Nëse ai e fiton përsëri, kjo është për arsye se ai vërtetë e meriton atë”.
“Ai është ende 25 vjeçar dhe i ka të gjitha mundësitë që t’i lërë gjurmët e tij përgjithmonë në histori”, ka thënë Platini për Ouest-France.
Messi edhe këtë vit do të luftojë po me Cristiano Ronaldon dhe Andres Iniestën për çmimin e famshëm.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!