Deschamps: Largimi nga Juve, gabimi më i madh që kam bërë

Unknown | Tuesday, November 13, 2012 | 0 Komente

Largimi nga posti i trajnerit të Juventusit pas vetëm një viti është gabimi më i madh që kam bërë në karrierë – ka thënë Didier Deschamps.
Trajneri aktual i Francës përjetoi pesë vite suksesi (1994-1999) si lojtar te Zonja e Vjetër, ndërsa në vitin 2006 mori postin e trajnerit për ta kthyer Juven në Serie A.
“Nuk e dija se çfarë skuadre po më priste. Fatmirësisht, arritëm të mbajmë disa lojtarë të mëdhenj, si Buffon, Del Piero, Nedved dhe David Trezeguet, dhe unë menjëherë kisha skuadër”.
“Ishte një mundësi për mua që t’ia ktheja borxhin Juves dhe ishte një burim i vërtetë krenarie. Megjithatë, është për të ardhur keq që e bëra gabimin më të madh kur vendosa të largohem, por nuk e kuptova deri pasi isha larguar”, ka deklaruar 44-vjeçari për France Football.
Gjatë karrierës si futbollist, Deschamps me Juventusin, mes tjerash, ka fituar tre tituj të Serie A, një titull të Ligës së Kampionëve, një të Coppa Italia, dy Superkupa të Italisë, një Superkupë të UEFA-s dhe një Kupë Interkontinentale (Kupa e Botës për Klube). /Telegrafi/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...