Gjermania ka më shumë kualitet se Holanda

Unknown | Tuesday, November 13, 2012 | 0 Komente

Përzgjedhësi i Holandës, Louis van Gaal, ka pranuar se përfaqësuesja e Gjermanisë ka më shumë kualitet sesa kombëtarja që ai drejton.
Dy kombëtaret do të zhvillojnë një ndeshje miqësore të mërkurën në Amsterdam, ndërsa trajneri nikoqir mendon se të zgjedhurve të tij u duhet kohë për të arritur nivelet e ‘die Mannschaft’.
“Gjermania ka më shumë kualitet sesa Holanda. Kjo është sa i përket skuadrës më të mirë”.
“Ata luajnë futboll fantastik në ditët e sotme. Loew meriton lëvdata për këtë”.
“Ai luan me sistemin 4-2-3-1. Të gjitha ekipet gjermane, si Schalke dhe Dortmund, luajnë në atë mënyrë tash dhe performojnë mirë në Ligën e Kampionëve”, ka thënë Van Gaal. /Telegrafi/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...