Fergie me të rinjë, në stadiumin e “ferrit”

Unknown | Tuesday, November 20, 2012 |


Sir Alex Ferguson do të rikthehet në stadiumin ku ka kujtime të hidhura për pritjen armiqësore që i ishte bërë në vitin 1993 në ndeshjen ndaj Galatasarayt në stadiumin “Ali Sami Yen”.
Fergie rikthehet në këtë stadium me bilanc të qind për qind në grupin e Ligës së Kampionëve, ndërsa ka udhëtuar kryesisht me lojtarë të rinjë. Lajm i mirë është rikthimi në fushë i Phil Jones i cili pritet të startoi pas një kohe.
”Nu nuk shqetësohemi për atmosferën turke. Do të luajmë për pikë, jemi mësuar që të luajmë edhe në stadiume të nxehta. Kryesisht do të luajnë lojtarë të rinjë të cilëve i'u besoj” deklaroi Sir Alex Ferguson./Indeksonline/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!