Hoeness kërcënon Van Gaal

Edw | Saturday, November 17, 2012 |

Presidenti i Bayernit të Munichut, Uli Hoeness, ka kërcënuar ish-trajnerin e Bayernit, Louis Van Gaal dhe ish-presidentin e federatës gjermane të futbollit, Theo Zwanziger, se nuk do të kalojë kohë shumë dhe se ai do ta humbë durimin.

Van Gaal së fundmi ka folur publikisht për largimin e tij nga Bayerni, duke thënë se është Hoeness përgjegjës për largimin e tij nga klubi gjerman. Mendim më të mirë për të nuk ka as ish-presidenti i DFB-së, Theo Zwaziger, i cili po ashtu ishte pjesë e kërcënimit të hapur të Hoeness bërë pasi ai u rizgjodh president.

“Këtë klub nuk e brengosin fjalët nga Holanda apo Altendiez (vendi ku qëndron Zwanziger)”.
“Më duhet të jem i sinqert se durimi im po bëhet më i hollë se kurrë më parë. Nuk ka nevojë që të ndodhë edhe shumë që ta humb atë. Por, vërtet më duhet ta mbaj veten çdo ditë. Unë nuk do të flas për këto çështje pa u tejkaluar kufiri, por nuk është mirë që unë të shpërthej”, ka deklaruar Hoeness.
 

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!