Katër për Barcën, asnjë për kundërshtarin

Edw | Sunday, November 25, 2012 |

Barcelona që tani e ka siguruar titullin e La Ligas në raport me Real Madridin, por duhet të luajë për shkak të presionit të skuadrave tjera rivale.

Katalunasit kanë fituar me rezultat 4-0 kundër Levantes, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 13-të që u zhvillua në Estadio Ciudad de Valencia.
Fraksioni i parë i lojës u mbyll pa gola, ndërsa të katër golat e mysafirëve u shënuan në gjysmën e dytë.

Porsa filloi pjesa e dytë (47’), një pasim të bukur të Andres Iniestas e shfrytëzoi Lionel Messi për ta zhbllokuar takimin.
Të njëjtët emra ishin krijues të golit të dytë (51’), ndërsa ky ishte goli i 82-të i argjentinasit në vitin 2012 (atij i duhen edhe tre gola të arrijë rekordin e Gerd Mueller).

Mesfushori shkatërrues, Andres Iniesta, pranoi një top nga Pedro për ta trefishuar epërsinë (57’).
Radha për të shënuar i erdhi Cesc Fabregasit (63’), ndërsa asistues ishte lojtari i ndeshjes, Andres Iniesta Lujan.

Diferenca mes Barcelonës dhe Real Madridit është 11 pikë, ndërsa rivali më i afërt i Blaugranëve është Atletico Madridi që ka tri pikë më pak.
 


Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!